Read the book: «Rikthim Në Tokë»
Danilo Clementoni
Rikthim në Tokë
Aventurat e Azakisit dhe Petrit
Titulli origjinal: Il ritorno
Përkthyer nga: Gentian Cane Publikuar nga: Tektime
Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim tâi japin vërtetësi rrëfimit. Ãfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.
RIKTHIM NÈ TOKÈ
E drejta e autorit © 2013 Danilo Clementoni
Botimet: nëntor 2013
Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur
facebook: www.facebook.com/libroilritorno
blog: dclementoni.blogspot.it
e-mail: d.clementoni@gmail.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.
Bashkëshortes sime dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.
Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.
Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.
Tabela e përmbajtjes
Parathënie 1
Anija kozmike Theos â 1.000.000 Km nga Jupiteri 3
Planeti Tokë â Tell el-Mukayyar â Irak 7
Anija kozmike Theos â Orbita e Jupiterit 13
Nasiria â Hoteli 17
Anija kozmike Theos â Alarm në afërsi 21
Nasiria â Restoranti Masgouf 25
Anija kozmike Theos â Objekti misterioz 31
Nasiria â Darka 37
Anija kozmike Theos â Analiza e të dhënave 45
Nasiria â Pas darke 49
Anija kozmike Theos â Të Moshuarit 61
Nasiria â Rizgjimi 67
Anija kozmike Theos â Imazhet nga Toka 75
Tell el-Mukayyar â Gërmimet 87
Anija kozmike Theos â Zbulimi i tmerrshëm 97
Tell el-Mukayyar â Sarkofagu 103
Anija kozmike Theos â Zona e asteroideve 117
Tell el-Mukayyar â Inkursioni gjatë natës 123
Anija kozmike Theos â Pamja mbi Mars 131
Tell el-Mukayyar â Surpriza e natës 139
Anija kozmike Theos â Orbita tokësore 145
Tell el-Mukayyar â Demaskimi 153
Anija kozmike Theos â Përgatitjet finale 167
Tell el-Mukayyar â Katër rojtarët flakërues 173
Tell el-Mukayyar â Kontakti 187
Tell el-Mukayyar â Rimarrja 199
Anija kozmike Theos â Mysafirë në bord 215
Anija kozmike Theos â Rrëfimi 223
Referencat bibliografike 231
"Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Ãfarë kishim gjetur?â
Parathënie
Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.
Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (âdita e dytëâ e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si âtërheqja e asteroideveâ apo âKrahthi i Dërrmuarâ siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, Jupiteri kohë përpara arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.
Satelitët shkaktarë të katastrofës, përshirë ata të mbijetuar nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe âu degdisën largâ mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si âkometaâ. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.
Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht i dukshëm. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës më një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.
Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është âZotatâ.
Anija kozmike Theos â 1.000.000 Km nga Jupiteri
Azakisi ishte shtrirë rehatshëm sa gjatë e gjerë në kolltukun e tij të errët dhe të vetëmykur, të cilin një mik i vjetër Artizan që e kishte bërë me duart e veta, kishte dashur tâia dhuronte atij vite më përpara me rastin e misionit të tij të parë ndërplanetar. âTy do të të sjellë fat,â i kishte thënë atij atë ditë. âDo të të ndihmojë që të çlodhesh dhe të marrësh vendimet e duhura kur të kesh nevojë. Dhe në fakt, i ulur aty, ai kishte marrë disa vendime që atëherë dhe fati kishte qenë shpesh në anën e tij. Dhe kështu kishte vepruar gjithmonë në mënyrë që të risillte atë kujtim të shtrenjtë, pavarësisht shumë prej rregullave që do ta kishin penguar për ta përdorur, veçanërisht në një anije kozmike të tipit Bousen-1 si ajo në të cilën ai tanimë gjendej brenda.
Një shtëllungë e hollë tymi në nuancë blu u ngrit shpejt dhe pingulthi nga cigarja që ai mbante midis dy gishtave të parë në dorën e tij të djathtë, ndërkohë që me vështrimin ngultas, përpiqej që të ndiqte 4,2 UA1 që akoma e ndante atë nga vendmbërritja. Megjithëse tashmë kishte disa vite që ndërmerrte të tilla udhëtime, hijeshia e errësirës që e rrethonte dhe me mijëra yjet që e pikëlonin atë, ishin ende në gjendje që të rroknin mendimet e tij. Hyrja e madhe në formë vezake tamam përpara tij i lejonte një pamje të plotë në drejtim të udhëtimit, dhe ai gjithmonë rrinte i habitur sesi ajo forcë tepër e lehtë e fushës vektoriale ishte në gjendje që ta mbronte atë nga i ftohti yjësor i hapësirës, të pengonte ajrin të dilte jashtë krejt papritur, i gëlltitur nga zbrazëtira absolute e jashtme. Vdekja do të ishte pothuajse e menjëhershme.
I futi një të thithur të shpejtë cigares së gjatë dhe vazhdoi që të sodiste pamjen holografike drejt përpara, në të cilën shfaqej fytyra e lodhur dhe e parruar e shokut të tij të udhëtimit, që në pjesën tjetër të anijes, po riparonte sistemin e kontrollit të tubave të shkarkimit. Ai po argëtohej paksa tek shtrembëronte imazhin duke fryrë në mes tymin që sapo kishte thithur, duke krijuar kështu një efekt valëzues që aq shumë i kujtonte atij lëvizjet e lakuara të kërcimtareve sensuale, të cilat ai kishte vajtur shpesh për tâi parë kur kthehej më në fund në shtëpinë e vet dhe kur mundej që tâi gëzohej paksa një çlodhjeje të merituar.
Petri, miku dhe shoku i tij i aventurës, tashmë ishte rreth tridhjetë e dy vjeç dhe ky ishte misioni i tij i katërt i këtij lloji.
Busti i tij i fortë dhe imponues gjithmonë ngjallte shumë respekt tek të gjithë ata që takonte. Sy të zinj si hapësira kozmike, flokë të errët, të gjatë e të çrregullt që i arrinin deri tek shpatullat, i gjatë pothuajse dy metra e tridhjetë, kraharori dhe krahu i tij mund të ngrinin pa mundim një Nebir2 të madh, por prapëseprapë ai kishte akoma shpirtin e një fëmije. Ishte në gjendje të emocionohej duke parë tek çelte një lule e Soel3 , mund të rrinte i ngazëllyer për orë të tëra duke vështruar valët e detit ndërkohë që përplaseshin në brigjet e fildishta të Gjirit të Saraanit4 . Një person i jashtëzakonshëm, i besuar, besnik, i gatshëm për të dhënë jetën e vet për të pa asnjë ngurrim. Nuk do të ishte nisur kurrë nëse nuk do të kishte patur Petrin në krah. Ishte i vetmi në botë të cilit i besonte verbërisht dhe që kurrë nuk do ta kishte tradhtuar.
Motorët e anijes, tashmë gati për të eksploruar në brendësi të sistemit diellor, i përcillnin atij zhurmën kërkëllitëse të qetë, dhe klasike dyfazore. Në veshët e tij të stërvitur, ai tingull konfirmonte që çdo gjë po shkonte perfekt. Me ndjeshmërinë e tij të të dëgjuarit do të kishte qenë në gjendje që të kapte një oshilacion tek tubat e brendshëm edhe në vetëm 0,0001 Lasig, shumë më përpara se ta konstatonte vetë sistemi tepër i sofistikuar i kontrollit të automatizuar. Prandaj dhe për këtë i ishte dhënë e drejta, që shumë i ri, të komandonte një anije të tipit Pegasus.
Shumë prej shokëve të tij të kursit do të kishin dhënë krahun e tyre të djathtë për të qenë aty në vend të tij. Por tanimë aty ishte ai.
Impianti intraokular O^COM bënte kthjellimin përpara tij të itinerarit të ri të përllogaritur. Ishte e jashtëzakonshme sesi një objekt në shumë pak mikronë mund të kryente tërë ato funksione. I futur direkt në nervin optik, ishte në gjendje të shfaqte një panel të tërë kontrolli, duke mbivendosur imazhin e asaj që e kishte realisht përpara. Në fillim, nuk kishte qenë vërtet e lehtë të mësohej më atë pajisje të çuditshme, dhe më shumë se një herë të përzierit i kishte rrezikuar që të merrte veten. Kurse tani, nuk mundte që të bënte dot pa të.
I tërë sistemi diellor rrotullohej përreth tij në të gjithë madhështinë e vet tërheqëse. Pika e vogël blu, në afërsi të Jupiterit gjigand, përfaqësonte vendndodhjen e anijes së tij dhe vija e hollë e kuqe, pak më e lakuar se më përpara dhe e zbehur tashmë, tregonte trajektoren e re të afrimit me Tokën.
Forca e rëndesës e planetit më të madh të sistemit ishte impresionuese. Detyrimisht do të duhej të qëndronin nga një largësi e sigurtë dhe vetëm fuqia e dy motorëve Bousen, do të kishte lejuar që Theosi tâi shpëtonte atij përqafimi vdekjeprurës.
«Azakis» klithi komunikuesi portabël mbështetur tek paneli i kontrollit përpara. «Duhet të verifikonim gjendjen e xhuntove në kabinën gjashtë.»
«Akoma nuk e ke bërë?» iu përgjigj me pamje prej shakaxhiu, për të cilën ishte i sigurt që do ta kishte zemëruar mikun e tij.
«Hidhe atë cigare të qelbur dhe hajde më jep një dorë!â» gërthiti Petri.
E dinte.
Ia kishte dalë që ta nervozonte dhe i gëzohej si të marrët.
«Ja ku jam, ja ku jam. Po vij miku im, mos u nxeh.»
«Lëviz, ka katër orë që po qëndroj në mes të këtij mundimi dhe vërtet që nuk jam në humor për të bërë shaka.»
Grindavec si gjithmonë, por asgjë dhe askush nuk do të mundte që ta ndante prej tij.
Njiheshin që nga fëmijëria. Ishte vetë ai që e shpëtonte më shumë se një herë nga një rrahje e sigurt (që fëmijë ishte shumë më i madh në trup nga të tjerët), duke ndërmjetësuar me imponimin e vet të respektueshëm midis mikut të tij dhe bandës së vetme të garipave, nga e cila ishte pothuaj gjithmonë në shënjestër.
Që në djalëri Azakisi nuk ishte sigurisht tipi që personat tërheqës të seksit të kundërt do ta kishin afruar për ta njohur. Vishej gjithmonë mjaft shkujdesur, me flokë të rruar, fizik të hollë, i lidhur pashtershmërisht pas Rete5 nga e cila thithte me miliona informacione në një shpejtësi dhjetë herë më të lartë se mesatarja. Tashmë brenda dhjetë viteve, në sajë të rezultateve të jashtëzakonshme në studime, kishte arritur një akses të nivelit C, duke pasur kështu mundësinë që tâu afrohej njohurive të paprekura nga pothuajse të gjithë bashkëmoshatarët e vet. Impianti nervor N^COM, që i garantonte këtë lloj aksesi, sidoqoftë kishte ndonjë minus të vogël. Gjatë fazave të përvetësimit, përqendrimi duhet të ishte gati absolut dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e kohës i kalonte kësisoj, praktikisht kishte gjithmonë një pamje të hutuar, me vështrimin e ngulët të humbur në zbrazëtirë, krejtësisht të huaj ndaj gjithçkaje që i ndodhte përreth. Me thënë të vërtetën, ekzistonte një mendim i përgjithshëm që, në kundërshtim me atë çka deklaronin të Moshuarit, ai ishte paksa i vonuar.
Për atë kjo nuk kishte rëndësi.
Etja e tij për dije nuk kishte kufij. Edhe netëve rrinte i azhornuar dhe, ndonëse në gjumë kapaciteti i përvetësimit, i nevojshëm për një përqendrim absolut, do të reduktohej në një 1% të papërfillshëm, nuk do të donte të harxhonte kot as edhe një çast të vetëm nga jeta, pa patur mundësinë që të zgjeronte horizontin e vet kulturor.
U ngrit duke përvijuar një buzëqeshje të butë dhe u drejtua për nga kabina gjashtë, ku po e priste miku i tij.
Planeti Tokë â Tell el-Mukayyar â Irak
Elisa Hanter po përpiqej për të kushedisatën herë që të thante pikëzat e mallkuara të djersës që, nga balli, vazhdonin tâi binin lehtë lehtë mbi hundë, për të rënë pastaj fluturim poshtë saj në rërën e zjarrtë. Kishte tashmë disa orë që po rrinte në gjunjë, me të pandarën e saj Trowel Marshalltown6 , duke gërvishtur tokën me delikatesë, në tratativë për të sjellë në dritë, pa e dëmtuar, atë që me të vërtetë dukej se kishte qenë kapaku i një guri varri. Sidoqoftë, ajo tezë nuk e kishte bindur aspak që në fillim. Në afërsitë e Ziqquratit të Urit7 , ku që prej dy muajsh, falë famës së saj si arkeologe dhe eksperte në njohjen e gjuhës sumerike, i ishte lejuar që të punonte, varre ishin gjetur shumë, qysh prej gërmimeve të para arkeologjike të bëra në fillimet e shekullit të XX, por që asnjëherë, në asnjërën prej tyre, nuk ishte zbuluar një punim dore i këtij lloji. Duke pasur parasysh formën e veçantë katrore dhe dimensionet e konsiderueshme, më shumë se një sarkofag, i ngjante ânjë kapakuâ të ndonjë lloj ene varrosur aty mijëra vjet përpara, për të ruajtur a fshehur kushedi se çfarë.
Për fat të keq, duke qenë se, për momentin, kishte nxjerrë në sipërfaqe vetëm një copëz nga pjesa e sipërme, akoma nuk kishte qenë në gjendje ta përcaktonte, gjë që do mundte kur ena në fjalë, të mund të ishte lart. Gdhendjet në formë pyke që vishnin të gjithë sipërfaqen e dukshme të kapakut, nuk ngjanin me ndonjë gjë që ta kishte parë ndonjëherë më përpara.
Për tâi deshifruar do të duheshin ditë të tëra dhe po aq netë pa gjumë.
«Profesoreshë.»
Elisa ngriti kokën dhe, duke zgjatur ndërkohë dorën e saj të djathtë mbi sy për tâu mbrojtur nga dielli, pa ndihmësin e saj Hishamin, tek vinte drejt saj me hapa të shpejtë.
«Profesoreshë» përsëriti burri «ka një telefonatë për ju nga qendra. Duket urgjente. »
«Erdha. Faleminderit Hisham.»
Përfitoi nga pushimi i detyruar për tâi lejuar vetes një gllënjkë ujë, pothuaj i zierë tashmë, nga pagurja që e merrte gjithmonë me vete të lidhur te rripi.
Një telefonatë nga qendra... Kjo mund të nënkuptonte që rrugës ka vetëm telashe...
U ngrit, u dha një të goditur me pëllëmbë pantallonave duke ngritur retë e shumta të pluhurit dhe u nis me vendosmëri drejt tendës që shërbente si qendër mbështetëse për kërkimet.
Hapi zinxhirin që mbante gjysëm të mbyllur tendën e kampit dhe hyri. Priti pak derisa sytë tâi mësoheshin me ndryshimin e dritës, po prapë kjo gjë nuk e pengoi që të njihte, në ekran, fytyrën e kolonel Xhek Hadson i cili, me një pamje jodashamirëse, vështronte kot ngultas në pritje të një përgjigjeje prej saj.
Koloneli ishte zyrtarisht përgjegjësi i skuadrës strategjike të antiterrorit të qendrës në Nasiria por detyra e tij efektive, ishte ajo e kordinimit të një serie kërkimesh shkencore të urdhëruara dhe të kontrolluara nga një departament misterioz ELSAD8 . Një departament i tillë ishte i rrethuar nga misteri i vetëm që mbështjell të gjitha strukturat e këtij lloji. Pothuaj askush nuk i dinte me saktësi qëllimet dhe objektivat e gjithë organizmit. Dihej vetëm se komanda operative përgjigjej drejtpërdrejt tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fundja Elisës nuk i interesonte shumë nga e gjithë kjo. Arsyeja e vërtetë për të cilën kishte vendosur të pranonte ofertën për pjesëmarrje në një nga misionet, ishte që më në fund do të kishte mundësi që të kthehej tek vendet që i dashuronte më shumë në botë, duke bërë punën që i pëlqente sa sâthuhet dhe në të cilën, pavarësisht moshës së saj relativisht të re (30 vjeç), ishte një nga më të aftat dhe më të vlerësuarat e fushës.
«Mirëmbrëma kolonel» i tha duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e saj më të këndshme. «Për çfarë kam nderin?»
«Profesoresha Hanter, mjaft me këto ojna. E dini shumë mirë arsyen për të cilën po ju thërras. Leja që ju është dhënë për të përfunduar punimet tuaja ka skaduar që prej dy ditësh dhe kështu që ju nuk mund të qëndroni më aty.»
Zëri i tij ishte i prerë dhe i vendosur. Këtë herë, as pamja e tij e padiskutueshme nuk do të ishte mjaftueshëm për tâi shkëputur ndonjë zgjatje të fundit të afatit. Vendosi kështu që të luante kartën e saj të fundit.
Që prej kohës kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishte marrë vendimin në 23 mars 2003 për të pushtuar Irakun, me qëllimin e qartë për të rrëzuar nga pushteti diktatorin Saddam Hussein, i akuzuar për zotërimin e armëve të asgjësimit në masë (akuza rezultoi më pas si e pabazë) dhe për mbështetjen e terrorizmit islamik, në Irak, të gjitha kërkimet arkaeologjike, tashmë tepër të vështira në kohë paqe, përjetuan një ndërprerje të menjëhershme. Vetëm fundi zyrtar i këtyre konflikteve, që ndodhi në 15 prill 2003, kishte rindezur shpresën e të gjithë arkeologëve nga e gjithë bota, për të pasur mundësi që tâu riafrohen një prej vendeve nga ku, me sa duket, ishin zhvilluar qytetërimet më të lashta në histori dhe më pas kishin përhapur kulturën e tyre në tërë globin tokësor. Vendimi më pas i autoriteteve irakene, në fundin e vitit 2011, për të nisur përsëri gërmimet arkeologjike në disa vende me vlera të paçmuara historike me qëllim âpër të vazhduar ruajtjen e trashëgimnisë së vet kulturoreâ, e kishte kthyer më në fund shpresën në siguri. Nën mburojën e OKB-së dhe shumë autorizimeve paraprake të firmosura dhe rifirmosura nga një numër i parrëfyeshëm âautoriteteshâ, disa grupe kërkuesish të përzgjedhur dhe të mbikqyrur nga komisione specifikisht të angazhuara, do të kishin mundësi të vepronin, në kohë të kufizuara, në zonat kryesore arkeologjike të interesit brenda territorit iraken.
«I dashur kolonel» i tha, duke u afruar sa më shumë që mundej drejt webkameras, në mënyrë që sytë e saj të mëdhenj dhe jeshilë si smerald të mund të kishin efektin që shpresonte. «Ju keni plotësisht të drejtë.»
E dinte mirë që po tâi jepte fillimisht të drejtë interlokutorit, ai do të bëhej shumë më i predispozuar.
«Por tanimë jemi kaq afër.»
«Afër me çfarë?» gërthiti koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke mbështetur grushtat mbi tryezën e punës. «Ka javë që më përsërit të njëjtin refren. Nuk jam më i predispozuar që të të besoj pa parë me sytë e mi diçka konkrete.»
«Nëse do të kem nderin që të më bëni shoqëri sonte mbrëma në darkë, do të jem e lumtur të tregoj diçka që do tâju bëjë të besoni sërish. Si thoni? »
Dhëmbët e saj tepër të bardhë që vunë në dukje një buzëqeshje të mrekullueshme dhe kalimi i dorës mes flokëve të verdha të gjata, e bënë të vetën. Ishte e sigurt që e kishte bindur.
Koloneli rrudhi vetullat duke u përpjekur të mbante një vështrim të zemëruar, por edhe ai vetë e dinte më së miri që nuk do tâi kishte rezistuar atij propozimi. Elisa gjithmonë i kishte pëlqyer disi dhe një darkë e vogël e intrigonte shumë.
Fundja ai, pavarësisht dyzet e tetë viteve të tij, ishte akoma një burrë i pashëm. Fizik prej atleti, linja të theksuara, flokë të shkurtër të thinjur, vështrim të fortë dhe të vendosur i shoqëruar nga sy shumë të kaltër, një kulturë të përgjithshme të shkëlqyer që i lejonte atij të mbështeste diskutime mbi argumente të panumërt, të gjitha të bashkuara nën hijeshinë e padiskutueshme të uniformës, e bënin një eksponent të gjinisë mashkullore akoma shumë âinteresantâ.
«Ok» shfryu koloneli «por nëse sonte mbrëma nuk më sillni vërtet diçka konkrete, atëherë mund të filloni të mblidhni gjithë veglat tuaja dhe të përgatisni valixhet». U mundua të përdorte tonin më autoritar që dispononte, por kjo gjë nuk i doli shumë mirë.
«Në orën 8 të darkës të bëheni gati. Do të vijë një makinë që tâju marrë tek hoteli» dhe e mbylli bisedën duke u penduar disi që nuk e kishte përshëndetur fare.
Dreq, duhet të shpejtoj. Më mbeten vetëm pak orë para së të bëhet errësirë.
«Hisham» bërtiti duke dalë nga tenda. «Shpejt, grumbullo të gjithë ekipin. Do të më duhet gjithë ndihma e mundshme.»
Përshkoi, me hapa të shpejtë, ato pak metra që e ndanin nga zona e gërmimeve, duke lënë pas vetes një sërë shtëllungash gjithë pluhur. Në pak minuta, të gjithë u grumbulluan rreth saj në pritje të urdhërave të saj.
«Ti, të lutem, hiqe rërën nga ajo qoshe» urdhëroi ajo duke treguar thepin e gurit që ishte më larg prej saj. «Ndihmoje dhe ti. Te lutem, bëni shumë kujdes. Nëse është ashtu siç mendoj, ky objekt do të na shpëtojë prapanicën. »